U braktis nga nëna, foshnja në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 22:33 | Aktualitet

U braktis nga nëna, foshnja në gjendje të rëndë

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vizitoi  në Maternitetin "Koço Gliozheni", foshnjen e gjetur të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës, të cilët i thanë asaj se gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta. Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Pak më parë, efektivët e policisë identifikuan dhe nënën që braktisi foshnjën, e cila është një 30 vjeçare nga Pogradeci, me banim në lagjen “3 dëshmorët”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu