U gjend e braktisur në bodrum, foshnja në luftë për jetën! Balla: Prindërit e papërgjegjshëm të vihen para drejtësisë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 21:13 | Aktualitet

U gjend e braktisur në bodrum, foshnja në luftë për

Foshnja e cila u braktis mëngjesin e kësaj të mërkure nga prindërit, në divanin e një bodrumi të një pallati, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo po lufton për jetën për jetën, e ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar vënien para drejtësisë të prindërve të papërgjegjshëm.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.”-shkruan Balla.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka identifikuar nënën që braktisi foshnjën e saj. Bëhet fjalë për shtetasen E.I., 29-vjeçe nga Pogradeci, e cila banon në rrugën “3 dëshmorët”, në kryeqytet.

Foshnja u gjet mëngjesin e së mërkurës, e braktisur dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos