Vendoset data për funeralin e Kryepeshkopit Janullatos në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 15:06 | Aktualitet

Vendoset data për funeralin e Kryepeshkopit Janullatos në

Ceremonia funerale e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në Shqipëri, raporton A2 CNN. Trupi i pajetë i tij do të vijë në vendin tonë të martën. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por mëngjesin e të shtunës ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

Trupi i Janullatosit do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij. Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos