Vijon pjesëmarrja e ulët në votime në Vlorë, KQZ: Deri në 12:00 votuan 10.70 % e zgjedhësve në 5 bashki

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 12:51 | Aktualitet

Vijon pjesëmarrja e ulët në votime në Vlorë, KQZ: Deri

Deri në orën 12:00 në pesë bashkitë e vendit kanë votuar 10.70 % e zgjedhësve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bashkia e Matit ka pjesëmarrjen më të lartë në votime me 24.17%, e ndjekur nga bashkia e Tepelenës me 21.1%.

Në Bashkinë Cërrik kanë votuar deri më tani 15.14% në bashkinë e Beratit 11.01% e zgjedhësve, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët në votime vijon ta ketë bashkia e Vlorës me 6.94%.

Më herët kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini tha për mediat pas votimit se pjesëmarrja ishte e kënaqshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos