Vlorë, përmirësohet situata pas reshjeve të shumta. Ushtria zbret në qytet për...

Nga Edi Ruçi
13 Janar 2025, 09:08 | Aktualitet

Vlorë, përmirësohet situata pas reshjeve të shumta. Ushtria

Situata e krijuar si rrjedhojë e reshjeve të shiut në Vlorë mesa duket mëngjesin e kësaj të hëne është përmirësuar.

Në zonat më problematike uji i shiut ka filluar të tërhiqet, shkruan A2.

Akset që deri në orët e vona të mbrëmjes notonin nën ujë, sot janë totalisht të kalueshme. Nuk ka prezencë të ujit në aksin e Albano dhe Rominës, në rrugën "Kosova", si dhe në zonën pranë biblotekës së Vlorës.

Ka ende prezencë të ujit në lagje, zona periferike, kryesisht në oborret e banesave dhe në hyrjet e pallateve.

Në qytet mëngjesin e kësaj të hëne ka prezencë të lartë të baltës dhe papastërtive.

Ndërkohë, kanë zbritur mjetet e ushtrisë të cilat po pastrojnë zonat problematike. 

Ushtarët po pastrojnë kanalin kullues kryesor të Vlorës, i cili sërish përmbyti qytetin. Gjithashtu, zonat po pastrohen nga balta dhe mbeturinat e shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos