Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Nga Ervin Koçi
18 Dhjetor 2025, 15:51 | Aktualitet

Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Papajorgji ishte kandidate e vetme në garë, shkruan A2 CNN. Ajo merr një mandat 3-vjeçar në krye të Gjykatës.

Papajorgji u lind më 12 mars 1976 në Vlorë. U diplomua në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali.

Në vitin 2012 mori gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit.

Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari.

Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj.

Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Papajorgji është autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së Drejtës Kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar.

Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Që prej muajit nëntor të vitit 2019, Papajorgji është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos