Deri në shtator kursimet e shqiptarëve në banka arrin në vlerën e 1.33 trillion lekëve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë rritja vjetore në depozitat bankare sihte pozitive duke arritur në 4.1%.
Depozitat në valutë të huaj kanë dhënë kontributin kryesor në kursimet e shqiptarëve, të cilat zënë rreth 56% të totalit. Duke bërë që deri në shtator vlera e tyre të arrinte në 742 miliardë lekë. Paratë në banka shqiptarët preferojnë ti mbajnë më shumë në euro të cilat arritën në këtë 9 mujor në vlerën e 8 miliardëve. (grafik) Ndërsa një pjesë tjetër preferojnë në lekë. Ndonëse shënuan një rritje vjetore, kursimet në lekë kanë shënuar rënie muaj pas muaji, shkruan A2.
Teksa një pjesë kursejnë të tjerë qytetarë I janë drejtuar bankave për më shumë kredi. Kredia e re në 9 mujorin e 2024 arriti në 28.3 miliardë lekë me një rritje 14%.
Janë bizneset ato të cilat po rrisin kreditimin më shumë drejt të cilave janë dhënë rreth 203 miliardë lekë kredi e re. Por pas nuk ngelen as kërkesat e individëve për kredi. Banka e Shqipërisë bënë të ditur se për muajin shtator insititucionet finanaciare dhanë 77.3 miliardë lekë hua. Kryesisht në blerje të pasurive të paluajtshme por dhe konsumit.
Nëse ndalemi sipas monedhës, shënohet një rritje e ndjeshme e kredisë së re në valutë si rezultat edhe i kursit të këmbimit.
Por ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme do të kufizohet nga Banka e Shqipërisë, për të shmangur rritjen e kredive me probleme. Më shumë se 50% e pronave të shitura prej vitit 2020 janë blerë me kredi bankare, që ka mbuluar. (A2 Televizion)