2023 kulmoi për kreditë për banesa, por Banka e Shqipërisë parashikon shtrëngim të kushteve në vijim

Nga Marinela Lina
7 Shkurt 2024, 15:05 | Ekonomi

Qytetarët shqiptarë po marrin gjithmonë e më tepër kredi për të blerë një shtëpi. Kredia për shtëpi është rritur ndjeshëm në gjysmë dekadën e fundit duke arritur rekord në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë lekësh një rritje me 5.2% krahasuar me vitin 2022.

“Në vitin 2022 tregu i pasurive të paluajtshme është mbyllur me një nivel 1.1 miliardë euro dhe në 2023 në 1.3 miliardë euro pra një rritje deri në 15%. Një pjesë e rëndësishëm ndaj kësaj vijnë nga financimi nga sektori bankar, për shkak të likuiditetit edhe termave të mira”, tha Reinaldo Pipiria, Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme.

Banka e Shqipërisë bënë të ditur se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

“Shikojmë që fundi i 2023 është mbyllur në vlerën e 48.5 miliardë lekëve. Atë që vërejmë është se portofoli I kredive të reja është më shumë në monedhën vendase. Nëse në 2022 më shumë ishin në euro në 2023 mbi 60% janë financim në monedhën vendase”, shtoi ai.

Por nëse ndalemi sipas qarqeve, huatë e individëve për blerje banesash, janë rritur mbi totalin e huasë që ka qarku. Kredia për blerje banesash rezulton me ritme rritëse në çdo qark përjashtuar atë të Shkodrës dhe Durrësit ku konstatohet një rënie me 4.4%  dhe 5.7%. Është Tirana ajo që gjithmonë kryeson në numrin më të lartë të kredive.

“Për shkak të dy arsyeve Tirana është tregu më dinamik I pasurive të paluajtshme. Edhe në pjesën e lejeve të reja të ndërtimit Tirana ka mbajtur peshën e 70%shin por duhet të kuptojmë që shumica   investimeve në bregdet financohen nga qytetarë që marrin kredi në qytetin e Tiranës dhe investojnë në jug të Shqipërisë apo zonave të tjera turistike”, tha ai.

Për 2024 Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet nga bankat për individët do të shtrëngohen ndërsa e kundërta pritet të ndodh për bizneset. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen disi në tremujorin e parë të vitit 2024, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli