Nuk iu trembëm normave të interesit, morëm më shumë kredi, futëm më pak para në banka

Nga Marinela Lina
6 Shkurt 2024, 12:10 | Ekonomi

Pavarësisht normave të larta të interesit, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë nuk ngurruan të merrnin kredi në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 kredia e re për ekonominë arriti gati në 319 miliardë lekë.

Vlera e kredisë u zgjerua me 40,4 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2022. Vlerën më të lartë të dhënë në harkun e vitit të shkuar, kredia e dhënë nga bankat e arriti në muajin dhjetor në vlerën e 45 miliardë lekëve.

Nuk iu trembëm normave të interesit, morëm më shumë

Nga ana tjetër, ndalur te kursimet vitin e shkuar, qytetarët shqiptarë futën më pak para në banka. Kjo vlerë arriti në 32.7 miliardë lekë në 2023 me një rënie prej 22.8 miliardë lekësh.

Në paratë e depozituara, sipas valutës, rritje të lehtë regjistruan si ato në euro, por dhe në lekë. Ndërsa sa i përket kredive më shumë u morën për blerje banesash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos