Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

E braktisur nga bankat, kredia për bujqësinë gjatë 2023 ishte sa më pak se 1% e totalit

Nga Marjo Brakaj
5 Shkurt 2024, 20:04 | Ekonomi

Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.83 milionë lekë kredi gjatë vitit të shkuar. Në raport me 2022-shin, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u zgjerua me 140 milionë lekë apo 5.4 për qind. Megjithatë, pavarësisht rritjes së lehtë mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri më pak se 1 për qind.

Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, tha Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

E braktisur nga bankat, kredia për bujqësinë gjatë 2023

Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektor, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion për këtë vit.

Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Duhet të ketë një hapje ndaj fermerëve edhe nga institucionet financiare jo-banka, pra shoqëritë e kursim-kredisë”, shtoi Rrapaj.

Për të inkurajuar kreditimin e sektorit, deputetët Erion Braçe në fillim dhe Arbi Agalliu së fundmi, kanë propozuar projektligjin, “Për Dëftesat Tregtare Mbi Produktet Bujqësore.” Të dy nismat ligjore synojnë t’i mundësojë prodhuesit që pasi e ka çuar mallin te grumbulluesi, ta dorëzojë atë në një nga bankat në vend duke mundur të marrë kredi.

E braktisur nga bankat, kredia për bujqësinë gjatë 2023

Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Shpresoj të mos jetë vetëm kjo, por edhe institucionet financiare premtuan se do të mbështesin me garanci sovrane sektorin.

Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nën-kredituar, gati i braktisur nga bankat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi