Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Pagat e padeklaruara, rreziku i tretë më i madh i kolapsit të pensioneve

Nga Marjo Brakaj
3 Shkurt 2024, 17:06 | Ekonomi

Pagat e padeklaruara, rreziku i tretë më i madh i kolapsit të

Pas emigracionit dhe plakjes së popullsisë, informaliteti në tregun e punës është shkaku i tretë që rrezikon të çojë në kolaps skemën e pensioneve sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Mospagimi i kontributeve rrezikon të thellojë deri në pamundësi për t’u mbuluar nga buxheti i shtetit deficitin në skemën e pensioneve vlerëson FMN.

“Shqipëria ka nevojë sot për një paketë fiskale që t’i përshtatet formalizimit të sektorit politik. Nuk është çështje për politika të djathta apo të majta ekonomike. Në këtë lloj sistemi, me këtë shkallë informaliteti, të moshuarit rrezikojnë të mbeten pa mbështetje financiare,” shprehet Elisabeta Katia, eksprte kontabël.

Tirana përgjatë gjithë vitit dhe zonat bregdetare kryesisht gjatë verës. Këto janë qytetet me shkallën më të lartë të punonjësve të padeklaruar. Kjo sipas Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve për shkak të përqendrimit më të madh të bizneseve në kryeqytet dhe informalitetit në turizëm.

“Na duhet një analizë risku ku të monitorojmë dhe kontrollorët, përndryshe nuk do të arrijë dot të bëjmë asgjë.”

Zgjerimi i përfituesve me ritme më të shpejta se numri i kontribuuesve po detyron qeverinë të vërë më tepër në para për skemën e pensioneve. Nga 31.2 miliardë lekë këtë vit, mbështetja buxhetore për Institutin e Sigurimeve Shoqërore në 2024-n do të rritet në 36.8 miliardë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë