Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Rama, ankesa e kërkesa për bankat, ekspertë të sistemit të pagesave: Nuk është faji i institucioneve financiare

Nga Marjo Brakaj
2 Shkurt 2024, 17:40 | Ekonomi

Rama, ankesa e kërkesa për bankat, ekspertë të sistemit

“Bankat janë aty për të hapur dyert e teknologjisë, të shikojnë biznesin. Duam të shikojnë rënie reale të “cash-it” në qarkullim dhe pensionet të merren me bankë.”

Me gjuhë të ngjashme, duke u ankuar për të njëjtat gjëra si në maj të 2022-shit, kryeministri Rama kërkoi nga 11 bankat tregtare në vend të lëvizin më shpejt në drejtim të digjitalizimit.

“Padyshim! Ka një të vërtetë aty. Ankesat dhe shqetësimit janë të bazuara pasi tregu ynë ka pasur mundësi të zhvillohej me hapa më të shpejt nga sa ka ndodhur,” shprehet Bora Feri, eksperte e sistemeve të pagesave.

Po sa munden institucionet financiare të parandalojnë informalitetin apo qarkullimin e parasë fizike?

“Nuk mundet që një sektor i vetëm siç është sektori bankar në vend. Sado i konsoliduar ai të parandalojë informalitetin apo qarkullimin e parasë ”cash”, shton Feri.

Për ekspertë të sistemit të pagesave, zhdukja e radhëve në banka, bashkë me kërkesat e tjera të kryeministrit Rama mund të arrihen vetëm me një mënyrë.

“Ne në industri e vëmë shumë theksin te edukimi financiar. Sado të bëjmë ne, nëse njerëzit nuk arrijnë dot ta përtypin atë, është e kotë. Duhet edukim.”

Pas ankesave të kryeministrit, Shoqata e Bankave deklaron se në qershor do të nisë aplikimi i “bankingut të hapur”. Kjo një formë e përhapur në vendet europiane ku qytetarët mund të kryejnë pagesa, jo domosdoshmërish nëpërmjet bankës, por drejtpërdrejt nga aplikacioni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani