Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Banka Botërore sugjeron që skema e pensioneve të rishikohet në 7 drejtime

Nga Mario Brakaj
2 Shkurt 2024, 16:22 | Ekonomi

Banka Botërore sugjeron që skema e pensioneve të rishikohet

Prej vitesh flitet për skemë pensionesh në prag të kolapsit. Banka Botërore ka një formulë që do të shmangte cenimin e “mirëqenies së të moshuarve në të ardhmen.”

Ajo parashikon rishikimin e moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension, indeksimin e diferencuar, rritjen e fondit të kontributeve shoqërore dhe plotësim të pagesës së sigurimeve për të punësuarit me paga minimale e deri në mesatare.

“Në fakt, skemën me rritje të diferencuar të pensioneve e kemi përdorur në vitet 2006-2011. Sot për sot ne nuk mund të pretendojmë për rritje të moshës së pensionit. Sot ne kemi moshën më të lartë të daljes në pension në Europë. Nëse do të zgjidhet kjo formulë, më mirë skema të lihet kështu siç është”, u shpreh Ramadan Kondi, njohës i sistemit të pensioneve.

Bashkë me këto ndryshime, Banka Botërore kërkon luftë më të fortë ndaj informalitetit, zgjerim të punësimit veçanërisht te gratë dhe zhvillimin e arsimit profesional. Një tjetër element është politika e rritjes së pagave të vijojë përtej administratës publike.

“Në vitin 2015, kur u reformua skema e pensioneve, vetë institucionet shtetërore bënë një punë të mirë në luftën ndaj fenomeneve negative, përfshirë informalitetin. Kjo ndikoi në shtimin e ndërgjegjësimit dhe rritjen e kontributeve. Por dalëngadalë gjithçka u zbut dhe ndaj po ndodh kjo situatë”, tha Kondi.

Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve. Ndryshimet pritet të reflektohen në sistemin e pensioneve në vjeshtë, pasi të kenë dalë edhe rezultatet e Censit të popullsisë dhe banesave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani