Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Sistemi shtetëror nën sulm kibernetik”, eksperti: Të shpallet emergjenca e jashtëzakonshme kibernetike!

Nga Marinela Lina
2 Shkurt 2024, 15:21 | Ekonomi

“Sistemi shtetëror nën sulm kibernetik”, eksperti: Të

Pas sulmit më të fundit në sistemin e Institutit të Statistikave, ekspertët e teknologjisë bëjnë thirrje për shpalljen e emergjencës së jashtëzakonshme kibernetike.  Jo vetëm INSTAT sipas tyre, të gjitha institucionet ndodhen në gjendje alerti për shkak të formës së implementimit të teknologjisë.

“Në institucionet shtetërore ekziston centralizimi që nëse sulmohet qendra sulmohen edhe pjesët e tjera. Në infrastruktura të tilla kërkohet decentralizimi.”, tha eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj.

Është mungesa e burimeve njerëzore sidomos asaj të kualifikuar sipas ekspertit Liçaj që nuk ndihmon në marrjen e masave të duhura. Ai ngre sugjerimin e ndërmarrjes së një VKM-je që mundëson punësimin edhe të ekspertëve ndërkombëtare me kohë të kufizuar.

“Shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshëm për burimet njerëzore nuk ka ekspertë të duhur, mund të ketë drejtues por jo specialist. Një pagesë ditore me orë sic e  kanë dhe shtetet e tjera, ku mund të kontribuojnë jo vetëm ekspert kombëtar por dhe ndërkombëtar sipas rastit. Në rastin e instatit ky institucion ka nevojë për 5-10 ekspertë të tillë dhe mund të jenë në dispozicion. Ekspert që përgjigjen gjithmonë në raste emergjence”, vijoi Liçaj.

Grupi Iranian i hakerave kanë reaguar përsëri për sulmin e së enjtes tek INSTAT  teksa bëjnë të ditur se asnjë e dhënë nuk është më në këtë sistem.

“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhej në deklaratën e Homeland Justice.

Nga fotot e publikuara nga këta hakera në rrjete sociale kuptohet të jenë vjedhur të dhëna sensitive të punonjësve siç është numri i llogarive bankare, nr. personal, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë e-maili, adresë banimi, IBAN.

“Shqipëria është në alert sepse jemi vazhdimisht të sulmuar ku na dalin të dhëna dhe nuk mund të themi që është i sigurt dhe private pasi kompania që i ruan në këto momente ka patur sulm edhe para disa kohësh.”, deklaroi eksperti Liçaj.

Shqipëria që prej viti 2022 është sulmuar nga hakerat iranianë. Sulmi më i fundit para INSTAT ishte dhe ai i faqes së Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi