Qytetarët shqiptarë e kanë nisur me pesimizëm 2024 sa i përket situatës aktuale të ekonomisë. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë publikon bëhet e ditur se konsumatorët raportojnë një rënie të besimit, duke zbritur me 0.9 pikë përqindje në muajin janar, afër nivelit të mesatares historike.
“Jemi akoma në një ekonomi po vuan pasojat e dy krizave të njëpasnjëshme jemi akoma në nivele çmimesh të larta por dhe një inflacion mbi normën. Vijojmë të jemi me të ardhura të ulëta si sa i përket pensioneve por dhe pagave,” shprehet Teuta Nunaj, eksperte ekonomie.
Nëse ndalemi tek sektorët shërbimet raportojnë një situatë jo të mirë teksa besimi ra me 5.2 pikë përqindje në janar. Me kalimin e festave të fundvitit bizneset që operojnë në këtë sektor raportojnë rënie të kërkesës por dhe punësimit.
Në rënie paraqitur dhe ky tregues tek ndërtimi, por përsëri niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë.
Të dy këta sektorë kanë ndikuar në rënien edhe të treguesit të ndjesisë ekonomike në 111.7 %.
“Ndalur tek ndërtimit e para lidhet me rritjen e çmimit të referencave, e dyta duke u rritur cmimi i tregut do zvogëlohet grupi I kërkesave që nënkupton shtresën e mesme të punësuar kanë ulur kërkesën për të blerë këto apartamente.”
Më optimiste për zhvillim e sektorëve shprehen Industria dhe tregtia. Janë kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendja e prodhimit aktual që e rriti treguesin e besimit në industri me 4 pikë përqindje në muajin janar ndërsa për tregtinë besimi u rrit me 4.9 pikë përqindje.
Bazuar në situatën aktuale por dhe pritshmëritë në vijim, të gjithë sektorët e ekonomisë lajmërojnë për një rënie të çmimeve në muajt e ardhshëm. (A2 Televizion)