Kënaqësia për të jetuar në Shqipëri dhe parashikimet për rritje ekonomike në vitin 2024

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 20:55 | Ekonomi

Kënaqësia për të jetuar në Shqipëri dhe

Raporti i tranzicionit 2023-2024, publikuar nga BERZH nxori edhe një pah disa të vërteta shqetësuese rreth ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, ku spikati fakti se kënaqësia për të jetuar në Shqipëri jo vetëm që nuk është rritur, por është në rënie kundrejt 8 viteve më parë.

Çuditërisht, kjo ndodh në një kohë kur ekonomia shqiptare raportohet në rritje të vazhdueshme. “Qeveria parashikon këtë vit rritje ekonomike 3.8%; disi më ulët janë FMN dhe BERZH me parashikimin për rritje 3.3% dhe banka botërore me 3.2%.

Por cilat janë problemet që shfaq ekonomia shqiptare sipas raportit të fundit të BERZH, një prej institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare?

Ajo që përmendëm më lart, mungesa e rritjes së kënaqësisë për të jetuar, ndryshe nga sa ka ndodhur në të gjitha vendet e rajonit dhe Europës është problemi i parë. Pasuar nga niveli i ulët i të ardhurave të disponueshme; problemet me tregun e punës dhe efektet që ka ekonomia nga ndryshimet klimaterike.

Por çfarë do të thotë që kënaqësia për të jetuar në vend nuk është rritur? Përkundrazi.

Po të shohim të dhënat, në një vlerësim që BERZH bën nga 0 deri në 100 pikë, kënaqësia për të jetuar në Shqipëri rezulton gati 2 pikë më pak se tetë vite më parë. Në të gjitha vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon.

Në këto kushte, çfarë sugjeron BERZH për qeverinë?

Masat janë të qarta: reduktimi i varfërisë nëpërmjet indeksimit të shtresave në nevojë; monitorimi i riskut financiar, lidhur me luhatjet e kursit të këmbimit dhe zhvlerësimit të euros; reduktimin e detyrimeve të prapambetura dhe rritjen e nivelit të të ardhurave, kryesisht nëpërmjet luftës kundër informalitetit dhe korrupsionit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë