Paraja “cash” jashtë bankave ka arritur në nivelin më të lartë historik

Nga Marjo Brakaj
5 Shkurt 2024, 16:01 | Ekonomi

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në 393.6 miliardë lekë apo rreth 3.8 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Në raport me fundin e vitit 2022 paraja “cash” e pakontrolluar u zgjerua me 5.9 miliardë lekë apo 1.5 për qind.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë”, thotë eksperti Zef Preçi.

Paraja “cash” jashtë bankave ka arritur në nivelin më

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.63 biliardë lekë, paraja informale përbën më shumë se 24 për qind të totalit. Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Edhe pse Amnistia Fiskale nuk u lejua të miratohej si ligj, në fakt ajo në praktikë ka ndodhur”, shton Preçi.

Paraja “cash” jashtë bankave ka arritur në nivelin më

Në një takim me bankat tregtare në vend javën e shkuar, kryeministrit Edi Rama kërkoi nga institucionet financiare të ndihmojnë në uljen e stokut të parave jashtë bankave, përmes digjitalizimi. Po sa e mundur është arritja e këtij objektiv?

“Bashkohem me kryeministrin se një farë efekti mund të ketë, por ne kurrsesi nuk mund të pretendojmë se paraja informale mund të luftohet nga bankat tregtare”, thekson Zef Preçi.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë