A do të rriten pensionet? Përgjigjet drejtori i Sigurimeve Shoqërore

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 22:20 | Ekonomi

A do të rriten pensionet? Përgjigjet drejtori i Sigurimeve

Astrit Hado, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), u shpreh në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se nuk mund të rriten pensionet nëse nuk janë paguar vazhdimisht kontributet shoqërore.

“Skema e pensioneve është shoqëruar me një deficit që kur është krijuar. Duhet theksuar se deficiti i skemës është ulur ndjeshëm dhe pretendojmë që këtë vit të ulet edhe më shumë. Kjo ka të bëjë me rritjen e punësimit, rritjen e pagave dhe luftën ndaj informalitetit. Nëse njerëzit nuk kanë paguar vazhdimisht kontributet, do të ketë probleme skema”, tha Astrit Hado, drejtor i përgjithshëm i ISSH.

Kur u pyet nëse një personi që ka një pension prej 17 000 lekësh nuk do t’i rritet kurrë ai pension, pasi aq kontribute ka paguar në vite, Hado u përgjigj: “Sigurisht”.

Ai shtoi se “individët që kanë paguar kontributet prej 35 vitesh e më shumë, kanë pension 30 000 lekë”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi