52.8 mld lekë për infrastrukturën, Balluku: Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 4 korsi, nisin punimet e "Korridorit 8"

Nga Marinela Lina
14 Nëntor 2023, 19:25 | Ekonomi

Për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por dhe energjetike në vitin 2024 do të vihen në dispozicion 52.8 miliardë lekë.

Në prezantimin e buxhetit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministrja Belinda Balluku e konsideroj një buxhet të rëndësishëm i cili do të shpërndahet fokusohet në investimet rrugore për lehtësimin e trafikut dhe qarkullimit në vend.

“Ne kemi parashikuar brenda këtij buxheti zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi nga secila anë. Një korsi për t’iu shtuar rrugë ekzistente dhe një korsi emergjence. Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan-Lekaj, “Korridori 8”, faza e parë. Zgjerimi i rrugës Levan-Gjirokastër, faza e parë. Qendra e monitorimit të trafikut, vazhdimi i fazës së dytë. Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Loti 2.”

BELINDA BALLUKU, MINISTRE E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Më shumë para do të shkojnë në drejtim të transportit rrugor, zë i cili do të marrë nga ky buxhet 23 miliardë lekë e pasuar nga sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime 11.5 miliardë lekë dhe 8.8 miliardë lekë për transportin detar.

52.8 mld lekë për infrastrukturën, Balluku: Autostrada

Energjia si një sektor i rëndësishëm do të marrë 3.2 miliardë lekë.

“Jemi në rrugën e duhur sa i përket energjisë. Është momenti i duhur për të firmosur një memorandum bashkëpunimi me palën italiane për fillimin e ndërtimit të interkonjeksionit, linjës nënujore që do të lidh brigjet e Shqipërisë me brigjet e Italisë”.

BELINDA BALLUKU, MINISTRE E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

52.8 mld lekë për infrastrukturën, Balluku: Autostrada

Sipas Ballukut investimet e parashikuara në  2024 do të sjellin zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë në një periudhë e cila po tërheq vëmendjen dhe të vendeve të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos