Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 47%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Rezerva valutore planifikohet të arrijë në 6,3 mld euro gjatë 2024, thuajse sa gjithë buxheti

Nga Marjo Brakaj
13 Nëntor 2023, 20:04 | Ekonomi

Rezerva valutore planifikohet të arrijë në 6,3 mld euro

Megjithëse leku është monedha zyrtare, në vend euro përdoret po aq sa paraja vendase dhe kjo ecuri do të vijojë. Për vitin e ardhshëm, Banka e Shqipërisë planifikon që rezerva valutore të zgjerohet me 800 milionë euro.

Nga 5.7 miliardë euro në fund të shtatorit, ajo planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë euro vitin e ardhshëm. Për të kuptuar madhësinë e këtij stoku, mjafton të kujtojmë se i gjithë buxheti për vitin 2024 është rreth 7 miliardë euro.

“Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”, tha Kliton Vaso, ekspert bankar.

Bazuar në një analizë paraprake, Ministra e Financave dhe Ekonomisë vlerëson se sasia e rezervës valutore për vitin e ardhshëm do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar 7 muaj e gjysmë importe nga 7.2 muaj aktualisht.

Nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore, është një tjetër lajm i keq për eksportuesit. “Këtë vit eksportuesit do të konsumojnë “dhjamin” e akomuluar. Vitin e ardhshëm mund të shohim shkurtime dhe falimentime te këto ndërmarrje, bazuar te ecuria e deritanishme e kursit të këmbimit”, thotw eksperti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret që kursi i këmbimit euro-lek të mos e kalojë nivelin e 110 lekëve për tri vitet e ardhshme. Në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, “financat” parashikojnë se një euro do të këmbehet mesatarisht me 109.5 lekë deri në fundin e vitit 2026. Për ekspertin bankar, Kliton Vaso, e gjithë ekonomia e vendit do të ndikohet negativisht nga kursi i këmbimit  vitin e ardhshëm.

“Efektet negative janë në horizont. Deri tani është duket se kemi përfituar nga inflacioni i importuar. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se “zhvlerësimi i euros do të kthehet shpejt në fatkeqësi”.

Për të shmangur një rënie më tej të euros, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë këtë vit duke tregu valutë nga tregu. Sasia e blerë deri në fund të shtatorit përllogaritet në 198 milionë euro nga 140 që u tërhoqën gjatë gjithë vitit të shkuar. Ekspertët vlerësojnë se Në kushtet e një ekonomie me aftësi të ulëta absorbuese, rezerva e lartë valutore mund të kthehet në pengesë për Bankën e Shqipërisë për të ndërhyrë te kursi i këmbimit në vijim.

Debat - nga Alba Alishani