Euro po zhvlerësohet me ritme të shpejt duke iu afruar niveleve të korrikut, muaj në të cilin preku nivelin më të ulët historik.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, këtë fillim-javë valuat europiane po këmbehet mesatarisht me 104.25 lekë. Në raport me fundjavën e shkuar, euro ka humbur 0.17 pikë.
Në shitje valuta europiane epo këmbehet me 104.59 lekë, ndërsa po blihet për vetëm 103.92 lekë. Zhvlerësim të konsiderueshëm ka pësuar edhe dollari i cili nga 100 lekë mesatarisht javën e shkuar, ka zbritur në rreth 97 lekë . (A2 Televizion)