Gjobat ndaj bizneseve, rriten vitin tjetër, deri në 500 mijë lekë nëse s’jep faturë tatimore

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 16:34 | Ekonomi

Gjobat ndaj bizneseve, rriten vitin tjetër, deri në 500 mijë

Bizneset e mëdha me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, të cilat nuk japin faturë tatimore kur shesin apo blejnë mallra do të gjobiten me deri në 500 mijë lekë. Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Procedurat Tatimore” parashikojnë se masa disiplinore do të aplikohet në rast se sipërmarrjet kapen dy herë brenda një viti në shkelje.

“Çdo shifër e vendosur në formë taksative ka arbitraritet brenda. Dhe përveç kësaj ne themi penalitet dhe rivlerësim. Kjo e çon biznesin në një penalizim të dyfishtë. Ne e kemi vërtetuar më herët që kjo nuk funksionon”, tha Flobens Dilave.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e argumenton 3-fishin e gjobës me ruajtjen e proporcionalitetit të dënimeve në përputhje me shkeljen tatimore. 

“Më shumë kjo është propagandistike, se sa e mbështetur në objektivizëm. Kam përshtypjen se para se të kalojë për votim në Parlament, duhet patjetër të rishikohen këto propozime”, shtoi Dilaveri.

Në ligjin aktual gjoba për këtë shkelje për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin kooperativ është në vlerën 150 mijë lekë. Po ashtu të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore në shkeljen e parë kanë masa penaliteti nga 25 deri në 75 mijë lekë, në varësi të madhësisë së biznesit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu