Euro e mbyll javën në rënie, rritja e normës së interesit për lekun zhvlerëson më tej valutën europiane

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 15:18 | Ekonomi

Euro e mbyll javën në rënie, rritja e normës së

Euro e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 104.42 lekë, duke humbur 0.11 lekë në raport me një ditë më parë. Në shitje euro po këmbehet me 104.76 lekë, ndërsa po blihet për 104.04 lekë.

Nënçmimi i euros ka ndodhur me ritme edhe më të shpejta këtë javë për shkak të rritjes së normës bazë të interesit për lekun. Sipas agjentëve të treguat valutor, kjo ecuri pritet të vijojë, të paktën deri në fund të vitit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni