Projektbuxheti 2024, 1.2 miliardë euro për investimet publike, 135 mln euro për koncesionet

Nga Marjo Brakaj
1 Nëntor 2023, 15:38 | Ekonomi



Vitin e ardhshëm do të dalin nga buxheti i shtetit 128.5 miliardë lekë apo rreth 1.2 miliardë euro për investime publike. Në raport me 2023-shit, shpenzimet që do të shkojnë kryesisht për infrastrukturën rrugore zgjerohen me rreth 200 milionë euro.

Projektbuxheti 2024, 1.2 miliardë euro për investimet publike, 135 mln

Një pjesë e këtyre parave do të shpenzohen për projektet koncesionare, fatura totale e të cilave shkon në 14.3 miliardë lekë apo rreth 135 milionë euro. Në raport me vitin aktual, pagesat për koncesionet do të rriten me rreth 300 milionë lekë.

Projektbuxheti 2024, 1.2 miliardë euro për investimet publike, 135 mln

Megjithëse në sekuestro nga SPAK. “financat” kanë caktuar mbi 1 miliardë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë mbi 1.7 miliardë lekë janë pagesat për “sterilizimin”, një tjetër investim koncesionar i marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Për “dializën”, “check-up” dhe portin e jahteve Orikum-Dukat do të dalin nga arka e shtetit rreth 2.5 miliardë lekë.

Projektbuxheti 2024, 1.2 miliardë euro për investimet publike, 135 mln

Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përjashtuar nga pagesat inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, gjithashtu nën hetim për korrupsion nga SPAK. Për vitin e ardhshëm, nuk do të ketë pagesa as për projektin e Triportit në Vlorë.

Projektbuxheti 2024, 1.2 miliardë euro për investimet publike, 135 mln

Krahas projekteve në vazhdim, fondi i investimeve publike, vitin e ardhshëm, do të përfshijë edhe një sërë projektesh për ujësjellës-kanalizime, rikonstruksionin e disa shkollave të mesme profesionale, rikonstruksionin e disa spitaleve dhe qendrave shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos