Depozitat janë rrudhur, Dita e Kursimeve i gjen shqiptarët me më pak para në banka

Nga Marjo Brakaj
31 Tetor 2023, 15:53 | Ekonomi

Dita Ndërkombëtare e Kursimeve i gjen shqiptarët me më pak para në banka. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera totale e depozitave në shtator ra në 1.28 trilionë lekë, 4 miliardë lekë më pak se krahasuar me muajin gusht.

Depozitat janë rrudhur, Dita e Kursimeve i gjen shqiptarët me më

“Kjo lidhet jo vetëm me edukimin financiar, por edhe me të ardhurat që gjenerojnë nga puna, remitancat apo dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Vitet e fundit ka pasur një rritje të kursimeve, të cilat janë gërryer nga inflacioni”, shprehet eksperti Leons Hasani.

Depozitat janë rrudhur, Dita e Kursimeve i gjen shqiptarët me më

Po sa arrijnë të kursejnë shqiptarët nga të ardhurat nga pagat, remitancat apo dhënia me qira e pasurive të paluajtshme që mund të kenë? “Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë”, shprehen qytetarët.

Depozitat janë rrudhur, Dita e Kursimeve i gjen shqiptarët me më

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se megjithatë për shtatorin depozitat në lekë u zgjeruan me 3 miliardë lekë duke arritur në një total prej 743 miliard lekësh.

Nga ana tjetër kursimet në valutë në banka gjatë shtatorit u rrudhën me 100 milionë euro.

Depozitat janë rrudhur, Dita e Kursimeve i gjen shqiptarët me më

“Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, thekson eksperti Hasani.

Të dhënat tregojnë se për të përballuar jetesën tashmë ndjeshëm më të shtrenjtë, shqiptarët jo vetëm që po munden të ruajnë më pak para në fund të muajit, por po tërheqin edhe kursimet e tyre nga banka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos