24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet më të larta në dekadën e fundit

Nga Marjo Brakaj
30 Tetor 2023, 16:13 | Ekonomi

24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë Shqiptarët trokitën më shpesh në banka për të marrë kredi edhe gjatë shtatorit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë vlera e huasë së re muajin e shkuar u zgjerua në 24.8 miliardë lekë nga 20.5 miliardë një vit më parë.

24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet

Kjo ka bërë që vlera totale e kredive që 11 bankat tregtare në vend kanë dhënë në harkun e muajve janar-shtator të shkojë në 2016 miliardë lekë nga 208.5 miliardë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit.

24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet

“Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, thotë eksperti Selim Blliku.

24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli i kredive po rritet me ritme më të shpejta te individët. Nga 65.2 miliardë lekë në janar-shtator 2022, vlera e huave të reja të marra nga qytetarët arriti në 67.4 miliard% lekë këtë vit duke u zgjeruar kështu me 3.2 për qind.

Nga ana tjetër bizneset zënë peshën më të madhe të portofolit të kredisë së re me 141.7 miliardë lekë këtë vit nga 137.8 gjatë 2022-shit.

24.8 miliardë lekë në shtator, kredia e re në nivelet

“Ritmet e kredisë të re te individët janë domethënëse, por është biznesi ai që mbart peshën kryesore në aktivitetin kreditues”, thekson Blliku.

Zgjerimi i kredi-marrjes për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po vjen në një kohë që normat e interesit për lekun kanë prekur nivelet më të larta të viteve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos