Industria automotive në vend shtoi shitjet me 12 mln euro, por zgjerimi më i ngadaltë se gjatë 2022

Nga Marjo Brakaj
29 Tetor 2023, 16:15 | Ekonomi

Pas një 2022-shit të mbarë, ndonëse me ritme më të ngadalta, industria automotive në vend po rritet edhe këtë vit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator, prodhuesit e automobilave në vend kanë eksportuar makineri dhe pjesë këmbimi në vlerën e 283 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet janë zgjeruar me 12 milionë euro.

Industria automotive në vend shtoi shitjet me 12 mln euro, por zgjerimi

“Duke qenë se jemi afër Europës, jemi pjesë e Europës thuajse, ne mund të prodhojmë shumë pjesë këmbimi. Krahu i lirë i punës na jep avantazhin për ta zhvilluar këtë potencial.”

Riza Xixi - Drejtues shitjesh në tregun automotiv

Potenciali më i madh që Shqipëria mund të ketë, vlerësohet në drejtim të prodhimit të automjeteve elektrike.

“Kjo edhe për shkak të përjashtimit nga taksat. a masa incentivuese për të inkurajuar këtë industri.”

Riza Xixi, drejtues shitjesh në tregun automotiv

Po si funksionon procesi i prodhimit në kompanitë që përbëjnë industrinë automotive në vend?

“Bëhet gjithçka thuajse nga zero. Montohen pjesët, kabujt dhe gjithçka tjetër deri në përgatitjen e plotë për qarkullim të automjetit.”

Manjola Kasneci - Përfaqësuese e tregut automotiv

Mirëpo është pikërisht krahu i punës, mungesa e të cilit kërcënon këtë potencial.

“Në fakt sa po vjen e po bëhet edhe më e vështirë. Kjo veçanërisht në pjesën e prodhimit si elektrik, mekanik etj.”

Eliana Myrselaj - Përfaqësuese e tregut automotiv

Industria automotive në vend shtoi shitjet me 12 mln euro, por zgjerimi

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se eksportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit vitin e shkuar arritën në 379 milionë euro. Në raport me 2018-n, shifrat janë 2-fishuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos