Çfarë kërkojnë qytetarët nga projektbuxheti 2024? Pensionistët me më shumë shpresa

Nga Marinela Lina
30 Tetor 2023, 20:49 | Ekonomi

“Unë kam burrin invalid merr 150 mijë lekë në muaj imagjino ku do shkoj unë. Imagjino ku ka vajt mendimi im, kam humbur shpresën për të jetuar.”

Ndihma për shtresat në nevojë zë një vend të veçantë në projektbuxhetin e shtetit, por kjo nuk është ndjerë sipas qytetarët deri më tani teksa nuk po përkthehet në para në xhepat e tyre. Një buxhet më i lartë për mbrojtjen sociale nuk i ndihmon sipas tyre të mos braktisin vendin përballë krizës që ndodhen.

“Unë kam mbaruar arsimin e lartë jam me master profesional e shkencore e nuk e gjej veten këtu e çbëj iki jashtë shteti pastroj se paguhem më shumë. Pse shkoj andej sepse ky shtet nuk po bën asgjë për këta njerëz, e ndjej veten në vend të huaj këtu jo sikur jam në vendin tim.”

Për qytetarët deklarata e ministrit të financave  se 1/3 e shpenzimeve të buxhetit do të shkojnë për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë nuk do të thotë asgjë, pasi sipas tyre shqiptarët qëndrojnë në kufijtë e mbijetesës.

“Këtu ligjet bëhen sesi t’ia lidhim duart popullit.” 

 

“Kush e dëgjon zërin tonë, ne i shkruajmë në rrjetet sociale, kush e dëgjon absolutisht asnjë.

 

“Është kosto është më shumë seç duhet. Po të krahasohemi me vendet e tjera i kemi ne çmimet më të larta, duhen marrë parasysh.”

Teksa moshat më të reja e kanë humbur shpresën duke zgjedhur kështu emigrimin, pensionistët presin të paktën nga projektbuxheti 2024 shpërblimin në fund të viti por dhe një indeksim.

"Duhet të ngrihen pensionet në një nivel më të lartë.”

 

“Për ça do ndihmohen më parë janë aq shumë nevoja nuk dihet. Duhet të kishin ndihmuar kanë 30 vjet, para kanë sa të duash e s’bëjnë asgjë.”

Teksa Shqipëria është një vend që ndikohet drejtpërsëdrejti nga faktorët e jashtëm, qytetarët kërkojnë që në projektbuxhetin 2024 të përllogaritet minimum jetik ose  të ketë një ndihmë të duhur në rishikimin apo rimbursimin e çmimeve  si tek ushqimet por dhe në sektor të tjerë.

A2 CNN Livestream

A2 Sport