Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 17%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 58%

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit, Departamenti i Thesarit në SHBA do të ndihmojë institucionet shqiptare

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 16:28 | Ekonomi

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit, Departamenti i Thesarit në SHBA do

Departamenti Amerikan i Thesarit do të ndihmojë institucionet shqiptare në drejtim të zhvillimit të tregjeve të kapitalit.

Lajmi u dha nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete pas një takimi me këshilltarët e Departamentit të Thesarit në SHBA, Robert Burch dhe Charles Anderson.

Zyra e Asistencës Teknike do të ofrojë ekspertizë për autoritetet shqiptare edhe në kuadër të zbatimit të planit të veprimit të Dokumentit të Politikave “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, i miratuar në prill 2023 nga Këshilli i Ministrave.

Bursa, apo tregu i kapitaleve, është një prej mjeteve më të panjohura për ekonominë e vendit, tre dekada pas përqafimit të kapitalizmit.

Ditari A2 CNN