Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Deri në 9 milionë lekë, ministrja tregon në A2 Business hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 22:48 | Ekonomi

Delina Ibrahimaj, ministre për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, në një intervistë për A2 Business nga “Shtëpia e Biznesit”, foli për start up-et, duke thënë se do të jepet një fond deri në 9 milionë lekë, me qëllim që programe të tilla të ecin sa më përpara.

“Duke financuar start up-et, ne urojmë që të na vijnë ide, të cilat kontribuojnë në zgjidhje të problematikave në sektorët që shërbejnë në rritjen ekonomike. Tani roli i shtetit duhet të jetë si katalizator i inovacionit në sipërmarrje. Thirrja bazohet në një strategji, e cila nga java e ardhshme do të jetë për konsultim publik. Ne do të financojmë deri në vlerën 1,5 milionë lekë idetë, të rinjtë që kanë një ide, që nuk është e nevojshme të kenë themeluar një biznes, e cila ka potencial për të gjeneruar të ardhura.

Ne do të japim një fond prej 4,5 milionë lekësh për ato start up-e, të cilat kanë një vit që operojnë, që kanë një ide për të krijuar një prototip, i cili ka potencial zhvillimi. Do të japim për kategorinë e start up-eve që kanë disa vite që operojnë, por kanë nevojë për komercializim të produktit të tyre, do të japim një vlerë deri në 9 milionë lekë. Ne duam të financojmë edhe start up-e që janë në proces pune dhe kanë potencial të lartë, veç atyre që janë në fazat e para. Nuk do të mbarojë me kaq, ne do të sigurohemi që do të garantojmë nga një mentor për çdo start up, nga Shqipëria, por edhe jashtë vendit, të cilët mund të japin ide për të përmirësuar projektin.

Por siclat janë kriteret për përzgjedhjen e start up-eve fituese?

“Ka pasur shumë interes. Ka një program komunikimi, por edhe infrastruktura është ngritur. Në një aplikacion online, çdokush ka mundësinë që të kërkojë një takim individual ku mund të marrë përgjigje për të gjitha pikëpyetjet e tij. Ne synojmë të tërheqim pjesën akadameike, studentët e doktoraturave, të masterave, por edhe pedagogët. Për pjesën e parë të komunikimit, gjykuam të merreshim me informim. Aplikimi do të jetë i hapur për 30 ditë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë