1 në 10 "Start Up" mbijetojnë, qeveria vë në dispozicion 3 milionë euro për 50 deri në 80 ide të reja biznesi

Nga Marjo Brakaj
8 Shkurt 2024, 18:36 | Ekonomi

Për çdo të ri, student, shtetas shqiptar apo i huaj që ka një ide biznesi, qeveria ka vënë në dispozicion 3 milionë euro këtë vit. Thirrja që do të më 16 shkurt do të mbështesë 50 deri në 80 propozime për biznese në faza të ndryshme zhvillimi.

“Do duhej të ishte çelur vjet, por gjithsesi me vlerë. Fenomeni i start-up nuk kërkon vetëm ide, por edhe mbështetje financiare”, u shpreh Anila Hyka, eksperte e start up.

Ata që janë në fazën e idesë do të mbështeten maksimalisht me 1.5 milionë lekë. Për idetë e materializuara e që kanë aktivitet mbi një vit do të vihen në dispozicion maksimalisht 4.5 milionë lekë, ndërsa sipërmarrjet e konsoliduara por që ende kanë nevojë për mbështetje financiare do të jepen deri në 9 milionë lekë.

1 në 10 "Start Up" mbijetojnë, qeveria vë në

“Kjo është një politikë që nëse do të zbatohet realisht ashtu siç duhet do të kemi fryte. Do të kemi start up të konsoliduar jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe atë ndërkombëtare”deklaroi Hatixhe Bilibashi, eksperte e IT..

Po cilat janë fushat ku aplikantët do të kenë më shumë përparësi për të përfituar mbështetje financiare?

“Po përparësi kanë gjithnjë idetë në drejtim të teknologjisë. Pastaj janë ato projekte që i shërbejnë një pjese të madhe të komunitetit”, deklaroi Bilibashi.

1 në 10 "Start Up" mbijetojnë, qeveria vë në

Megjithëse janë bërë hapa para në drejtim të mbështetjes së ideve që mund të kthehen në biznes, në Shqipëri vetëm 1 në 10 ndërmarrje “Start-Up” arrin të mbijetojë dhe të jetë i qëndrueshme në treg.

“Ne kemi edhe raste të atyre start apo që është dukur sikur kanë arritur majat e më pas kanë dështuar. Kemi edhe nga ato që pasi janë mbështetur në Shqipëri, kanë ikur jashtë”, u shpreh Anila Hyka, eksperte e start up.

Për të përfituar nga fondi në dispozicion, ata që aplikojnë duhet të vetëdeklarohen si “Start up dhe të pajisen më pasaportë që vërteton këtë status brenda datës 15 mars.

A2 CNN Livestream

Dita jonë