Vala e turistëve nuk ka mbaruar teksa edhe janari regjistroi 30% më shumë turistë se fillim viti i 2022.
Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se rreth 500 mijë turistë vizituan Shqipërinë të cilët më së shumti ishin nga Kosova, Italia e Mali i Zi. Në rritje është edhe numri i të huajve nga Polonia, Rumania e Spanja.
Kumbaro e konsideron 2024 si gurin e provës përballë masave të marra për një sezon turistik sa më të qetë. (A2 Televizion)