Deri në shtator, turistët e huaj shpenzuan 3,2 miliardë euro në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
11 Dhjetor 2023, 14:54 | Ekonomi

Deri në shtator, turistët e huaj shpenzuan 3,2 miliardë euro

Turistët e huaj kanë shpenzuar 3,2 miliardë euro deri në shator. Vetëm në harkun e muajve korrik-shtator, shpenzimet e pushuesve të huaj sipas Bankës së Shqipërisë përllogariten në gati 1,7 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Në harkun janar-shtator, shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan 1,75 miliardë euro.

Në total, përgjatë këtij viti Shqipëria u vizitua nga 9.54 milionë turistë, nga të cilët 547 mijë erdhën gjatë nëntorit. Kjo sipas kryeministrit Edi Rama është provë që vendi ynë vizitohet në çdo stinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos