Do zbatohen deri në vitin 2026, 14 reforma socio-ekonomike në 6 drejtime me kosto 100 mld lekë

Nga Marjo Brakaj
21 Janar 2024, 16:52 | Ekonomi

Katërmbëdhjetë reforma në gjashtë drejtime. Është kjo formula me atë të së cilës qeveria planifikon të menaxhojë jetën sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në dy vitet e ardhshme.

Me në qendër edukimin dhe aftësitë, duke synuar arritjen e “rregullit të artë” fiskal, në Programin e Reformave Ekonomike 2024 parashikohen ndryshime të thella edhe te mbrojtja sociale, energjia e rinovueshme, transformimi digjital, integrimi ekonomik dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Fokusi kryeson në këto reforma duket rritja e fuqisë punëtore. Investimi te të rinjtë dhe integrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë vijim i politikave të mëhershme, me përpjekje për t’iu përshtatur krizave”, tha eksperti për ekonominë, Mikel Qafa.

Në dokumentin e botuar në fletoren zyrtare, qeveria pret që me anë të zbatimit të reformave të arrihet gjithashtu ulja e detyrimeve të prapambetura, deficiti buxhetor të reduktohet në 2.2 për qind, ndërsa borxhi publik të bjerë në më pak se 60 për qind e Prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, zbatimi i programit të reformave ekonomike do t’i kushtojë Buxhetit të Shtetet dhe 100 miliardë lekë deri në vitin 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos