Pas votimit nen për nen, projektbuxheti 2024 ka marrë dritën jeshile në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Evropiane, ndërsa Veprimtaria Prodhuese e ka miratuar me disa ndryshime.
6 miliardë lekë më shumë do të shkojnë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa 400 milionë lekë do ti hiqen Ministrisë së Bujqësisë për t’i kaluar bashkive për kullimin dhe ujitjen.
Pa ndryshime u votua në këtë Komision projektligji që rrit taksën e karbonit për qymyrin. (A2 Televizion)