Bujqësia, prioriteti pa fonde? Gjeci: Nëse nuk di ku t’i çosh, nuk mjafton as një thes me para, menaxhimi kryesor

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 22:18 | Ekonomi


Bujqësia është konsideruar nga të gjitha qeveritë si një sektor prioritar, por prioritet në ekonomi është ai sektor që mbështete më shumë me fonde. Si paraqitet gjendja e bujqësisë?

Përgjigje kësaj pyetje i dha në A2 Business Ermira Gjeci, ish-zëvendësministre e Bujqësisë. Ajo theksoi se buxheti është shpërndarë shumë mirë, duke vendosur në krye prioritetet në këtë sektor.

“E kam parë buxhetin dhe nuk shoh ndonjë ndryshim në shumën e alokuar për këtë sektor. Unë dua ta ndaj në dy pjesë, fondet në dispozicion dhe mënyra si menaxhohen. Ndonjëherë është më e vlefshme mënyra si menaxhohen këto fonde sesa t’i të kesh një thes me para dhe nuk di ku ta çosh. Nga ajo që unë pash te prioritetet brenda sektorit, më duket një menaxhim shumë i mirë i fondeve të vëna për bujqësinë. Kjo është e para dhe e dyta janë 14 miliardë lekë që janë vënë për sektorin e bujqësisë, që është një shumë e konsiderueshme. Gjithashtu, sektori i Bujqësisë ka pasur rishikim apo alokim edhe gjatë vitit. Kjo është e lidhur dhe me pjesën e skemave.

E rëndësishme është mënyra sesi menaxhohen këto fonde. Fakti që prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë fillojnë nga pjesa e kujdesjes për tokën, pasi është ajo që prodhon, baza për rritjen e prodhimin, te siguria ushqimore e me radhë”, tha Gjeci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos