Ia kalojmë edhe Bashkimit Europian për normën e rritjes së çmimeve sidomos atyre të konsumit. Indeksi harmonizuar i Çmimeve ose thënë ndryshe inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat për muajin tetor arriti 4.7%.
Ndërsa sipas Institutit shqiptar të Statistikave matësi i ndryshimit të çmimeve pësoi rënie në tetor në 3.8%, përsëri ajo është më e lartë se mesatarja qe llogarit Bashkimit Europian.
Për ekspertët e ekonomisë përveç fluksit të turistëve në vend, presioni kryesor në inflacionin e lartë vjen nga paraja informale.
“Ardhja e turistëve në Shqipëri sjell më tepër më kërkesë për produktet duke ushtruar presion mbi cmimin. Por një gjë tjetër e cila ndikon në mënyrë të fshehtë është sasia e parave në ekonomi që vijnë nga rrugët e tjera. Dhe kjo ushtron presion më të madh," shprehet eksperti i ekonimisë Pano Soko.
Rritjen më të lartë të çmimeve në Shqipëri e ndikuan kategori si “Argëtim dhe kulturë” 8.5%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,8 % etj.
Rrjedhimisht shtresat më të prekura mbeten ato në nevojë.
“Pasojat kryesore mbi të cilin goditet shoqëria shqiptare është shtresa e konsumit. 95% e shtresës përgjegjëse për konsumin ëhstë shtresa e ulët e cila merr dhe goditjen më të madhe. Brenda një muaji ti mund të kesh dyfishim të të varfërve vetëm për shkak të mënyrës së menaxhimit të inflacionit.Në buxhetin e këtij viti nuk ëhstë se pashë një vëmendje të veçantë përveç një fondi të vogël për indeksimin e pensioneve.”
Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për muajin që lamë pas regjistrohet në 3.6%.
Nga 36 vende Shqipëria renditet e 15 për rritjen më të lartë të çmimeve ndërsa Kosova e Maqedonia e Veriut mbajnë një normë më të ulët në 3.3%, 3.4%. Ndërsa rritja më e lartë e çmimeve sipas metodës së Eurostat u vu re në Turqi dhe Hungari. (A2 Televizion)