Shqiptarët do ta kenë më të vështirë të marrin kredi këtë vit. Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet nga bankat do të shtrëngohen E kundërta pritet të ndodh për bizneset.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, standardet e kreditimit priten të lehtësohen disi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen disi në tremujorin e parë të vitit 2024, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave.
Në vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues, Banka Qendrore vlerëson se nga ana tjetër kërkesa për huamarrje do të vijojë të jetë e lartë, veçanërisht në muajt e parë të vitit.
“Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të vijojë e lartë, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në mbulimin e nevojave për likuiditete.”
Në raport, Banka e Shqipërisë tregon edhe një ndër shkaqet kryesore të uljes së ndjeshme të nivelin të kredive të këqija gjatë vitit të shkuar.
“Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i 9 regjistrit të kredive. Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët në tremujorin e katërt.”
Veç kushteve, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë pritet të përballen këtë vit me shtrenjtim të kësteve të kredive, për shkak të rritjes së normave të interesit të bonove të thesarit 12-mujore. (A2 Televizion)