Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete analizoi, gjatë një konferencë me gazetarët, ekonominë e vendit për vitin që lamë pas, duke parashtruar edhe objektivat për vitin 2024.
"Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm ne mesin e këtij viti", theksoi ministri i Ekonomisë. Ai foli për reduktimin e borxhit publik dhe mundësinë e rishikimit të skemës së pensioneve.
"Zhvillimet demografike janë ndër arsyet që informojnë qasjen që duhet të kemi tashmë për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve. Duke pritur rezultatet e Cencusit të INSTAT do të kemi më tepër informacion për të marrë parasysh vlerësimin e skemës së pensionit dhe shtyllës së mbrojtjes sociale." (A2 Televizion)