Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Të ardhurat e pakta, gati 1 milionë shqiptarë nuk arrijnë ta mbajnë shtëpinë ngrohtë

Nga Mario Brakaj
4 Janar 2024, 21:49 | Ekonomi

Gati 1 milionë shqiptarë, fëmijë e të rritur nuk arrijnë do ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë pavarësisht temperaturave të ulëta të dimri.. Një studim i Entit Rregullator të Energjisë tregon se janë saktësisht 988 mijë e 719 banorë, thënë ndryshe 35.8 për qind e popullsisë që nuk kanë kushtet për të paguar faturat e energjisë për ngrohje.

“Pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës ndikuan në tregjet e energjisë në një mënyrë të paprecedentë, duke përforcuar rritjen dramatike të çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për furnizimin me energji. Çmimet e larta të energjisë dhe inflacioni në rritje, i cili po shkakton rënien e të ardhurave reale të familjeve, pritet të rrisë ndjeshëm numrin e familjeve në kushte të varfërisë energjetike dhe të përkeqësojë standardin e tyre të jetesës”, Enti Rregullator i Energjisë.

Studimi i ERE “Mbi politikat rregullatore për mbrojtjen e klientëve në nevojë në sektorin e energjisë elektrike”, tregon edhe mënyrën se si mund të zbutet varfëria energjetike në vend.

Varfëria energjetike në Shqipëri lidhet me vulnerabilitetin në termin “klient në nevojë”, ndërsa ndihma sociale është i vetmi mjet i ndërhyrjes. Varfëria energjetike s kërkon bashkëpunim në të gjitha nivelet si të pushtetit qendror, atij vendor, institucioneve specifike me ekspertizë në sektorin e energjisë elektrike, çka do të mundësonte jo vetëm mbështetje financiare por dhe profesionale në vlerësimin e zgjedhjeve të duhura që ndikojnë në eficencën e energjisë dhe ulin kostot e sigurimit me elektricitet.

Në një studim të publikuar më herët, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë gjeti se veçanërisht pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen. Nga analizat rezultoi se e 55 për qind e çifteve të personave mbi 65 vjeç nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi