Ekonomia shqiptare e varur nga remitancat, ekspertja: Jo vetëm për konsum, por edhe për pasuri të patundshme

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 22:14 | Ekonomi

Brunilda Isaj, eksperte për ekonominë dhe financat, ishte e ftuar në A2 Business këtë të premte ku u diskutua për diasporën dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare.

Ekspertja u shpreh ekonomia shqiptare do ta ketë varësinë nga remitancat edhe në një të ardhme afatmesme.

“Kemi qenë dhe jemi një ekonomi që bashkëjetojmë ngushtësisht me remitancat. Kanë qenë aty për rreth 2 dekadash. Janë financuesi kryesor i shpenzimeve të një numri shumë të madh familjesh. Fatkeqësisht, këto shpenzime shkojnë për gjëra jetike, siç është ushqimi, shpenzimet mjekësore, arsimi. Unë gjykoj që varësinë nga remitancat do ta kemi edhe në një të ardhme afatmesme”.

Por a është problem për ekonominë kjo varësi nga remitancat? “Është një rrezik i shtuar. Megjithatë, ajo që ne vëmë re nuk është pakësimi i volumit të rimitancave, por e kundërta. Nëse në fillim kanë qenë vetëm për shpenzime konsumi, tashmë kanë filluar edhe pasuritë e patundshme, me shpresë se disa nga këto vëllime do të kanalizohen në investime. Një varësi ne e kemi, por sa imune është ekonomia jonë që t’i qëndrojë shkëputjes qoftë edhe graduale të këtyre të ardhurave, unë do të thosha se për një pjesë të rëndësishme të familjeve, nëse nuk kanë burime alternative të të ardhurave që vijnë në punësimi apo burime të tjera të qëndrueshme, kjo është diçka jetike, por është e pamundur që të kemi një tablo të qartë sesi do të zhvillohet kjo ekonomi”, tha ekspertja në A2 Business.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos