Euro e mbyll javën në rënie, valuta europiane i afrohet niveleve të muajit korrik, të 102 lekëve

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 15:52 | Ekonomi

Euro e mbyll javën në rënie, valuta europiane i afrohet niveleve

Euro e ka mbyllur këtë javë në nivelin më të ulët, që nga korriku që shënoi kulmin e sezonit turistik veror.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 102.43 lekë. Në raport me një ditë më parë, euro ka humbur 0.43 pikë. Në shitje euro po këmbehet me 102.79 lekë, ndërsa po blihet për 102.11 lekë.

Në rënie e kanë mbyllur javën edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari dhe paundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos