Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

"Në ç’orë do të vijë?”, qeveria lëvron 44 mln euro për të fituar betejën për ujin e pijshëm deri në 2026

Nga Marjo Brakaj
24 Nëntor 2023, 13:26 | Ekonomi

Beteja për ujin e pijshëm, i cili ende vijon të jetë i rrallë dhe me ndërprerje për shumë familje shqiptare, do mund të quhet gati e fituar në vitin 2026. Qeveria planifikon që nga mesatarisht 16 orë në ditë aktualisht, koha e furnizimit të rritet në 19 orë në tre vitet e ardhshme.

"Në ç’orë do të vijë?”, qeveria

Në zonat bregdetare, të cilat pritën këtë vit turistë si kurrë më parë, koha mesatare e furnizimit me ujë parashikohet të arrijë në 21 orë, nga 18 orë në ditë aktualisht.

"Në ç’orë do të vijë?”, qeveria

Realisht ky është një objektiv ambicioz. A mund të arrihet? Mendoj se po të punohet shumë, edhe mund të arrihet.

Adelina Farrici - Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore

Për të dëgjuar sa më pak pyetjen “Kur do të vijë uji”?, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vënë në dispozicion 4.5 miliardë lekë ose rreth 44 milionë euro vetëm për vitin e ardhshëm.

Mendoj se është pozitive. E dimë që shumë ujësjellësa kanë probleme financiare ndaj kanë patjetër nevojë për mbështetje.

Për të arritur këtë objektiv qeveria pret që deri në vitin 2026, humbjet në rrjet të ulen në nivelin 57 për qind, nga 63 për qind aktualisht, ndërsa mbulimi në zonat urbane e rurale të rritet në përkatësisht 95.5 për qind dhe 67 për qind.

"Në ç’orë do të vijë?”, qeveria

 “Kjo në një farë mënyre na bën që të jemi më optimistë se përpjekjet janë më serioze. Megjithatë unë përsëris se objektivi është shumë sfidues.

Qeveria ka hartuar edhe një “plan B” për të garantuar furnizimin me ujë brenda objektivave, duke lënë të hapur mundësinë e dhënies me koncesion të shërbimit.

A2 CNN Livestream

A2 Business