Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Komisioni Europian për IPARD 2, mbi 33 milionë euro parregullsi në shpërndarjen e parave gjatë 2022

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 20:16 | Ekonomi

Shpërdorimi deri në abuzim me fondet për bujqësinë në vend, në kuadër të programit IPARD II janë dokumentuar edhe nga Komisioni Europian.

Grupi i punës së komisionit ka gjetur se gati 36 milionë euro nga skema mbështetëse e unionit janë shpërndarë në mënyrë të parregullt. Pjesa më e madhe e këtyre parregullsive i përkasin vitit të shkuar me gati 33.5 milionë euro.

"Rreth 10 për qind rasteve të zbuluara si “të parregullta” në fakt rezultuan mashtrime. Ky përqindje, pra niveli i shpërndarjes së rasteve mashtrimi ndryshoi me kohë, duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2020 me 17 për qind dhe duke kulmuar në vitin 2021 në 20 për qind”.

Komisioni Europian raporton se në total, në tre vitet e fundit janë zbuluar 52 raste të parregullsive me shpërndarjen e fondeve për bujqit, 42 prej të cilave gjatë 22-shit.

“Rastet më të shumta të parregullsive u gjetën në shtatë vende, me Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut si kontribuuesit kryesorë. Megjithatë, Shqipëria kryeson në drejtim të vlerës më të lartë të shpenzuar në parregullsi .Rastet e abuzime nga Shqipëria lë lidhje me IPARD zunë pjesën më të madhe abuzimeve në vlerë, 33 nga 39 milionë euro në total”.

Për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të gjetura, Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht mbështetjen ndaj Shqipërisë në drejtim të bujqësisë dhe zhvilluar rural.

Në një kohë që hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, e njohur si OLAF vijojnë, sikundër edhe hetimet në SPAK, ka mbetur programi IPARD 3. Pak ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pohoi për A2 se mbetet optimiste se programi do të vijojë së afërmi.

 

 

A2 CNN Livestream

A2 Business