"Ekonomia u rrit me 3.5% në 2023", Sejko ngre alarmin: Plakja e popullsisë kërcënon zhvillimin e vendit

Nga Marjo Brakaj
16 Shkurt 2024, 11:19 | Ekonomi

Plakja e popullsisë si pasojë e emigracionit dhe rënies së lindjeve të reja po kërcënon rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Shqetësimin e ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejo, nga Mbledhja e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.

I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga institucionet ndërkombëtare vijim të mbështetjes ndaj Shqipërisë. Ministri i Financave, Ervin Mete, theksoi se po punohet për finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së.

Ministri i Financave vuri në dukje se borxhi publik jo vetëm që zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023.

Shqipëria është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës është z. Federico Giammusso.

A2 CNN Livestream

Dita jonë