Ekspertja e ekonomisë shpjegon pse pensionet janë të ulta dhe si mund të rriten

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 22:50 | Ekonomi

Ekspertja e ekonomisë shpjegon pse pensionet janë të ulta dhe si

Teuta Nunaj, eksperte ekonomie, në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, tregoi arsyet pse pensionet në Shqipëri janë të ulta.

“Arsyeja pse ka pensione të ulta lidhet direkt me pagën, sa kontribute ke derdhur dhe numri i viteve të kontributeve. Duke qenë se paga mesatare ka qenë 3400 lekë kur ka nisur skema e pensioneve në vitin 1993 dhe sot është 40 000 lekë, e duke qenë se gati gjysma e punonjësve janë deklaruar me pagë minimale, automatikisht pensioni do të ketë vlerë minimale”, shpjegoi Nunaj.

Më tej, ekspertja tregoi se si mund të rriten këto pensione: “Rritja për pensionistët mund të bëhet ose përmes bonuseve mujore, ose përmes vendosjes së një pensioni të 13. Kjo nuk e cenon skemën. Nëse do të rrisim pensionet nga ky moment, atëherë ndryshon koeficenti. Qytetarët duhet ta kenë të qartë: formula e llogaritjes së pensionit nuk ndryshon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos