Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Emetimi i obligacionit 2,7 milionë euro, shqiptarët investojnë sërish në Iute

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 12:21 | Ekonomi

Kompania estoneze e Fintec, Iute, ka emetuar për herë të dytë të obligacionit me ofertë private, duke arritur vlerën 2,7 milionë euro, një lajm shumë i rëndësishëm për sistemin financiar dhe ekonominë në tërësi.

Vetë procesi dhe shuma e emetuar nga ky obligacion tregon besueshmërinë që kompania Iute gëzon në sytë e investitorëve. Ky zhvillim dëshmon gjithashtu edhe diversifikimin e mjeteve të investimit, që është një dukuri shumë e rëndësishme dhe pozitive për vetë ekonominë.

Obligacioni është në thelb një titull borxhi, pra një mënyrë sesi kompanitë sigurojnë investime nga investitorët. Por një obligacion është edhe alternativë e re investimi, për të marrë të ardhura në formën e interesit nga investimi që kryejnë”, thotë Ervin Peçuni, drejtues i Departamentit të Financës, Iute Credit. “Emetimi ishte një sukses për kompaninë, që i dedikohet besueshmërisë së investitorëve”, thotë Alma Hasani, drejtuese e Departamentit të Riskut, Iute Credit.

Burimet e financimit të kompanisë janë të ndryshme, si bankat e nivelit të dytë, apo dalja në tregjet ndërkombëtare. Por emetimi i obligacioneve, sipas Peçunit, do të jetë një prej mënyrave kryesore të sigurimit të financimeve edhe në të ardhmen.

Procesi i miratimit të obligacioneve me ofertë private është tepër rigoroz, thotë zonja Hasani. “Është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që bën aprovimin për regjistrimin e akt-ofertës. Investitori duhet të prezantohet me informacione të detajuara pranë këtij autoriteti. Më tej, merret miratim dytësor nga Banka e Shqipërisë e më pas regjistrohet akt-oferta”.

Investitorët mund të jenë individë dhe institucione. Përfitimet që ky investim sjell janë të ardhurave në formën e interesave, që janë më tërheqës, krahasuar me obligacionet shtetërore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë