Euro nuk ngre kokë, drejt rënies dhe valutat e tjera kryesore

Nga Marinela Lina
21 Mars 2024, 16:31 | Ekonomi

Euro nuk ngre kokë, drejt rënies dhe valutat e tjera kryesore

Euro vijon të mos ngrejë kokë duke humbur pikë kundrejt lekut. Në 24 orët e fundit euro ka prekur nivelin më të ulët në të gjithë muajin mars duke u këmbyer për 102.74 lekë thënë ndryshe 0.28 pikë më pak se një ditë më parë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro në shitje u tregtua për 103.12 lekë dhe në blerje me 102.36 lekë.

Edhe monedhat e tjera vijojnë të humbasin terren në tregun valutor si dollari amerikan paundi britanik apo dhe franga zvicerane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli