ABI Bank organizoi takimin e radhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta tha se ABI është pozicionuar si një bankë butik dhe po kontribuon direkt në financimin e veprave të rëndësishme në turizëm dhe infrastrukturë.
Synimi ynë është të sjellim në treg produkte dhe shërbime të sprovuara në efikasitetin e tyre që mbështesin direkt dhe në mënyrë domethënëse rritjen e ekonomisë. Gjatë këtij viti janë hapur katër degë të reja dhe objektivi ynë është të hapim dhjetë degë brenda vitit 2024. Banka rritet me rritjen e klientëve dhe sot ABI ka një prezencë të rëndësishme në korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë”.
“Shqipëria ndërtohet nga Shqiptarët. Përveç toneve patriotike kjo ka një të vërtetë të madhe. Unë jam shumë i kënaqur që sot kemi marrëdhënie me disa nga grupet më të rëndësishme në Shqipëri që po ndryshojnë fytyrën e Shqipërisë, po ndërtojnë infrastrukturën e Shqipërisë, po ndërtojnë hotelet e Shqipërisë dhe po ndryshojnë kompanitë e Shqipërisë”, u shpreh Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv ABI Bank.
Znj. Kathryn Sëintek, Kryetare e Bordit, tha se “ABI tashmë ka krijuar profilin e vet të rëndësishëm në tregun bankar. Banka ka treguar aftësinë e saj për t’u rritur organikisht dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen e saj në tregun bankar. Bordi dhe “NCH Capital” falënderon klientët tanë dhe personelin e mrekullueshëm tek ABI Bank. Gjithashtu, vlerësojmë shumë Bankën e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm në rritjen dhe përmirësimin e sistemit bankar. Një falënderim i veçantë për personelin dhe drejtimin e Ambasadës Amerikane për mbështetjen e tyre ndaj ABI Bank që prej krijimit te saj.”
Më aktivet e bankës që po i afrohen shumës prej 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është manaxheri më i madh Amerikan i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët amerikan më të rëndësishëm në Shqipëri. (A2 Televizion)