Edhe pse çmimet e produkteve ishin 4% më të shtrenjta në fund të 2023 ne nuk ngurruam të plotësonim nevojat tona, madje edhe të blinim më shumë.
Muajt e fundit të vitit që lamë sipas Institutit të Statistikave regjistruan më shumë shitje në produktet me pakicë se e njëjta periudhë në 2022. Shitjet nga zinxhiri i bizneseve tregtare në tremujorin e fundit të 2023 u zgjeruan me 4.8% për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
Janë festat e fundvitit por dhe turistët jashtë sezonit ato që i nxisin qytetarët të blejnë më shumë gjatë këtyre periudhave. INSTAT bënë të ditur se ishin dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret dhe restorantet të cilat shitën më shumë produkte në harkun e muajve tetor-dhjetor.
Shitjet kryesore janë realizuar në Artikuj jo-ushqimore me 2.3%, ndjekur nga marketet ushqimore 1.4%, dhe karburantet 1.1%. Por, kalimi nga këto festa i përball bizneset përsëri në vështirësi.
Por ndalur në gjithë vitin konsumi më i lartë regjistrohet gjatë sezonit të verës si pasojë edhe e numrit të lartë të turistëve ku ky indeks i shitjeve me pakicë arriti deri në 5.8% më shumë. Qytetarët shprehen se në fillim vit përpiqen të kursejnë më hsumë duke blerë më pak dhe shpenzua rmë shumë gjatë verës por dhe festave të ndryshme.
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 143.7%.
(A2 Televizion)